Çka përmban kapitulli i tretë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Maqedonia

Çka përmban kapitulli i tretë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 13:45
Kapitulli i tretë i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.

Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit.

Kapitulli i tretë: E drejta dhe liria për dhënien e shërbimeve në shtetet e BE-së

Shtetet anëtare të BE-së duhet të sigurohen që ligjet për lirinë dhe të drejtën e dhënies së shërbimeve të shteteve të BE-së duhet të jenë të njejta që qytetarët e BE-së duhet të respektohen njejtë. Shërbimi për qytetarët nga secili shtet duhet të jetë i njejtë, pa marrë parasysh ligjet dhe rregullat e shtetit prej ku është qytetari që kërkon shërbim. Njohja e profesionit për të shërbyer është detyrim i BE-së që të caktojë në vendin adekuat dhënësit e shërbimeve që shërbimi të bëhet i drejtë dhe sipas ligjeve të BE-së.

Trajnimi i punëtorëve për shërbime është i domosdoshëm për vendet që kanë qëllim integrimin në strukturën e BE-së. Në komunikimin e qytetarëve (komunikimi postal, komunikimi audio-vizuel dhe të gjithë format tjera) duhet të veprojnë në frymën e garimit, për të siguruar kushte profesionale për qytetarët. Shërbimet duhet të jenë universale dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë shtetet.

Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat