Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë bëhen pjesë e fushatës “Ti je një luledielli”

Maqedonia

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë bëhen pjesë e fushatës “Ti je një luledielli”

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:50
Deputetët në Maqedoni

Me blerjen e bluzave në të cilat ka të vendosura luledielli, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë janë bashkuar në fushatën për ndihmë të fëmijëve të hospitalizuar në Klinikën për Onkologji pranë qendrës “Nënë Tereza” në Shkup.

Para fillimit të vazhdimit të sotëm të seancës së 53-të, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se fushata zhvillohet përmes blerjes së bluzave e cila kushton 1230 denarë, ndërsa gjitha mjetet e mbledhura do të dhurohen për këtë nismë.

Në këtë ngjarja kanë marrë pjesë 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, si dhe disa nga shërbimet kuvendore.

Ky aktivitet është në kuadër të fushatës “Maqedoni, ti je një luledielli”, që e zbaton fondacioni “You are sunflower”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat