Regjistrohen 17 raste të fruthit në rajonin e Dibrës

Maqedonia

Regjistrohen 17 raste të fruthit në rajonin e Dibrës

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:30
Ilustrim

Në rajoni e Dibrës janë regjistruar 17 raste të epidemisë së fruthit, njofton Institutit për Shëndet Publik.

Gjithë të sëmurit janë në lidhje familjare dhe janë banorë të Dibrës, në përjashtim të një gruaje e cila është banore e Ohrit, por çdo ditë udhëton në Dibër ku edhe punon.

Sa i përket moshës, 11 nga të sëmurit janë mbi moshën 30-vjeçare, tre persona janë në moshën 20-29 vjeçare dhe nga një person është në moshën 15-19 vjeçare dhe 1-4 vjet.

Nëntë nga të sëmurit janë të gjinisë mashkullore dhe tetë të gjinisë femërore. Ndërsa sipas etnisë, 10 janë rom, 4 shqiptarë, 2 turq dhe një maqedonas.

Përndryshe, nga fillimi i vitit deri tani në Maqedoni janë regjistruar 28 raste të fruthit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat