Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni sot sërish në takim

Maqedonia

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni sot sërish në takim

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 08:29
Takim i liderëve

Liderët e katër partive më të mëdha, LSDM, OBRM-PDUKM, BDI dhe Lëvizja Besa, sot përsëri do të kenë takim, në të cilin do të diskutojnë për referendumin për marrëveshjen me Greqinë, datën, karakterin e tij, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Takimi është caktuar të fillojë në orën 09:00 të mëngjesit në Klubin e Deputetëve.

Ky është takimi i tretë mes liderëve, pas të parit në të cilin morën pjesë të gjithë kryetarët e partive të cilat në Kuvend kanë më shumë se një deputet, takim të cilin e kundërshtoi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ndërsa takimi i dytë u mbajt një ditë pas të parit (të enjten e kaluar) në format të shkurtuar. Pas takimit pjesëmarrësit Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami, thanë se për disa çështje është arritur afrim i qëndrimeve, por se marrëveshja akoma është larg.

Qeveria kërkon nga opozita mbështetje për referendumin, ndërsa opozita kërkon miratim të Ligjit për financimin e partive politike, Ligjin për Qeverinë dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me amnistinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat