Janë gjetur 10 emigrantë në stacionin e autobusëve në Gjevgjeli

Maqedonia

Janë gjetur 10 emigrantë në stacionin e autobusëve në Gjevgjeli

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 13:05
Ilustrim

Policia ka gjetur 10 emigrantë në stacionin e autobusëve në Gjevgjeli.

“Mbrëmë në ora 20:30 në stacionin e autobusëve në Gjevgjeli, nga ana e ekipit ekipit të patrullimit nga Stacioni Policor për kalim të kufirit dhe mbikëqyrje të kufirit “Bogorodica”, janë gjetur gashtë shtetas të Iranit dhe katër qytetarë të Indisë”, kumtoi MPB-ja.

Nga MPB-ja thonë se emigrantët ilegalisht kanë hyrë në Maqedoni nga Serbia. Ata janë dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat