Mitsotakis: Referendumi në Maqedoni do të kalojë

Maqedonia

Mitsotakis: Referendumi në Maqedoni do të kalojë

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 15:43
Kryetari i partisë politike opozitare “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis

Kryetari i partisë politike opozitare “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis konsideron se referendumi tek fqinjët në veri do të kalojë, dhe thotë se pranimi i kombësisë maqedonase dhe gjuhës maqedonase në marrëveshjen e Prespës është diçka e papranueshme.

Siç raportojnë për AIM, Mitsotakis në një intervistë edhe njëherë shprehi kritikat e tij për marrëveshjen e arritur, dhe shtoi se nëse kjo marrëveshje do të ratifikohet ne Kuvendin e Greqisë ai do ta respektojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është i qartë mendimi im se kjo marrëveshje është e dëmshme. “Demokracia e Re” do të votojë kundër, marrëveshja do të vij në Kuvend. Por natyrisht, do të duhet të respektoj nëse marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend”, thotë Mitsotakis.

Në vërejtjen e gazetarit se gjuha maqedonase është pranuar në dokument të KB-së që nga viti 1977, Mitsotakis u përgjigj me “nuk është e njëjtë”.

“Çështja e Shkupit është e ndjeshme. Shumica e grekëve e refuzojnë marrëveshjen. Posaçërisht në Greqinë veriore shumë njerëz janë tërbuar. Qindra firma greke e përdorin termin “Maqedonia” në prodhimet e tyre. Nuk do të na pengonte nëse gjuha të cilën e flasin në Shkup do të quhej gjuha maqedonase-sllave, por jo gjuha maqedonase” thotë Mitsotakis.

Ai thotë se tek fqinjët verior do të ketë referendum dhe sipas tij marrëveshja do të pranohet. Ai shton se referendum i tillë në Greqi në nuk do të kalonte.

“Unë nuk dëshiroj referendum, por çështjet e jashtme politike duhet t’i zgjedh Kuvendit. Ajo duhet të na bëj që të mendohemi. Tsiprasi nuk u konsultua as për këtë rast. Ai dëshiron që të shfrytëzojë temën dhe ta ndajë partine time, por unë nuk e luaj lojën e tij. E rëndësishme për të ardhmen e Greqisë, që “Demorkracia e Re” të mbetet e bashkuar dhe të mund të ndërtojë qeveri pro-evropiane”, deklaroi Mitsotiakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat