Zaev në takimin konsultativ për hapjen e minierave Ilovica-Shtuka

Maqedonia

Zaev në takimin konsultativ për hapjen e minierave Ilovica-Shtuka

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 22:25
Miniera Llovica-Shtuka

Në Shtëpinë e ARM-së në Strumicë ka filluar takimi konsultativ për shfaqjen e qëndrimeve, fakteve që kanë të bëjnë me projektin për zhvillim të minierave për bakër dhe ari në fshatin Ilovica-Shtuka.

Në takim të pranishëm ishte edhe kryeministri Zoran Zaev, ministri për ekonomi Kreshnik Bekteshi dhe zëvendësi i tij, Kire Naumov, sekretari shtetëror në Ministrinë për Mjedis Jetësor dhe Hapësinor, Ana Petrovska, përfaqësues të BERZH, kompanisë “Resurset Eromaks”, kryetarët e komunave nga rajoni dhe përfaqësues nga sektori qytetar.

Para fillimit të takimit aktivistët e Shoqatës “Zdrava Kotlina”, të cilët janë kundër hapjes së minierës, nëpërmjet një proteste paqësore treguan qëndrimin e tyre se ky investim nuk mund të realizohet.

Për protestën e e Shoqatës kanë reagua nga kompania “Resurset Euromaks”, të cilët nëpërmjet një komunikate kanë treguar përparësitë e hapjes së minierës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat