Gjykata Penale sot në Shkup ka shpallur aktgjykimin për lëndën e Prokurorisë Speciale “Trust”.
I dyshuari kryesor në këtë lëndë Sead Koçan, u dënua me gjashtë vite burg.
Gjykatësja tha se gjatë marrjes së vendimit nga gjykatësit janë analizuar të gjitha provat dhe janë marrë parasysh rrethanat gjatë kryerjes së veprës.
Në këtë lëndë Sead Koçan dhe dy persona tjerë fizik dhe tre juridik akuzohen se kanë krijuar partneritet dhe me dokumente të falsifikuara kanë fituar tender nga kompania shtetërore ELEM, me vlerë prej 17 milionë eurove.