Arrestohen 12 shtetase të huaja në një lokal nate në rrugën Tetovë-Shkup

Maqedonia

Arrestohen 12 shtetase të huaja në një lokal nate në rrugën Tetovë-Shkup

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 10:07
Ilustrim

Policia ka arrestuar 12 shtetase të huaja, gjatë kontrolleve të mbrëmshme në një lokal i vendosur në rrugën rajonale Tetovë-Shkup në afërsi të fshatit Zhelinë.

Siç njoftojnë nga policia, aksioni policor është kryer mbrëmë në periudhën prej orës 23:00 deri 02:30 nga zyrtarët e SPB Tetovë, në lokalin e Z.S nga fshati Zhelinë.

Në objekt janë kapur 12 shtetase të huaja, prej të cilave 11 nga Shqipëria dhe një nga Kosova.

Ata janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat