Dimovski: Nëse votoni Kodin Zgjedhor pa opozitën hyni në rrezik të madh

Maqedonia

Dimovski: Nëse votoni Kodin Zgjedhor pa opozitën hyni në rrezik të madh

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:46
Ilija Dimovski

Deputeti i OBRM-ODUKM-së, Ilija Dimovski, i tha qeverisë se po hyn në një rrezik të madh nëse sjell Kod Zgjedhor pa opozitën.

“Grubi, mendoj se duhet të ndaloni seancën për shkak se nuk i keni amendamentet para juve dhe aspekti i dytë është ai politik. Dua t’ju argumentoj se po nisni të fluturoni, kurse qëllimi im është që t’ua zgjoj ndërgjegjen”, tha Dimovski në Komisionin për Çështje Evropiane e cila në rend të ditës i kishte ndryshimet për Kodin Zgjedhor që i propozoi Qeveria.

“E dini çka flitet jashtë? Në Kuvend dy janë kryesorë. Ata janë Grubi të cilin e kam shok dhe Xhaferi i cili po ashtu është shok i imi. Ne të tjerët kot veshim kostume dhe kot marrim rroga. Premtuat ftesë nga BE-ja fituat “pejper” në fytyrë, ju thanë se jeni më të korruptuar se kurrë. Këto janë sinjale nga ju, shumë keq për ju. Apeli im deri te ju është që të ndaloni seancën ditore. Të ndaloni me dhunën. Me fjalë LSDM-ja, edhe atëherë kur regjimi është lëshuar fuqishëm, kështu nuk ka qenë”, tha Dimovski.

Goditja juaj në mur, shoti ai, do të jetë shume më keq se sa si e përjetoi OBRM-PDUKM-ja.”Caktimi i komisionit për seancë është për shkak mos arritjes së marrëveshjes për financimin e partive politike dhe të tjera”, tha Dimovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat