Masë e re për paraburgim për të dyshuarit për vrasje të Nikolla Sazdovskit

Maqedonia

Masë e re për paraburgim për të dyshuarit për vrasje të Nikolla Sazdovskit

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 20:40
Gjykata Themelore – Shkup 1

Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore – Shkup 1 me propozim të Prokurorisë Themelore për vendosjen e masës paraburgim për të dyshuarit B.B dhe S.D për vepër penale “vrasje” nga neni 123 në Kodin Penal sot u dha vendimi e cili ndalohet masa e paraburgimit e mëparshme për veprën penale “dhunë” dhe vendosi masë të re për paraburgim për veprën penale “vrasje” nga neni 123 të Kodit Penal të Replikës së Maqedonisë.

“Masa e re do të zgjat deri në 30 dit, nga momenti kur dy personat e dyshuar janë arrestuar”, informojnë nga gjykata për AIM.

Nga atje sqarojnë se gjykata është në vlerësim të këtillë edhe për shkak që bëhet fjalët për vepër të re penale, nga fakti që bëhet fjalë për ngjarje të një?të penale, pa dallim të kualifikimit, kurse në pajtim me ligjin 171 nga Kodi Penal paraburgimi i dhënë me vendimin e gjyqtarit në procedurën paraprake mund të zgjas më vonë deri 30 ditë nga dita e arrestimit.

Sipas kërkesës së policisë, personit B.B, S.D si dhe J.L të gjithë nga Shkupi, më 29 qershor rreth orës 17:30 në Shkup në stacionin policor në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, të akuzuarit fizikisht e kanë sulmuar N.S, ku është dërguar në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” Shkup. Pas 10 ditësh, i rrahuri vdiq si pasojë e lëndimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat