OBRM-PDUKM dorëzoi mbi 400 amendamente për Kodin Zgjedhor

Maqedonia

OBRM-PDUKM dorëzoi mbi 400 amendamente për Kodin Zgjedhor

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 20:03
OBRM-PDUKM

Partia opozitare OBRM-PDUKM solli mbi 400 amendamente për Kodin Zgjedhor, respektivisht për modelin e ri për zgjedhjen e KSHZ-së, i cili këtë pasdite është vendosur në rend të ditës në Komisionin parlamentar për çështje evropiane. Duke marrë parasysh se në amendamentet janë sjell disa momente para fillimit të Komisionit, i njëjti për pak kohë ka shtyer që të arkivohen dhe të përkthehen amendamentet.

OBRM-PDUKM-ja më parë kërkoi të mos miratohet rendi i ditës ? Komision që të mos filloj të skadon afati për shqyrtimin e amendamenteve.

Sipas rregullores, Komisioni ka tre ditë që t’i rishqyrtojë amendamentet dhe të votojë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që i propozoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Për tri ditë, amendamentet duhet të regjistrohen në arkiv, të përkthehen dhe më pastaj të vendosen në rend të ditës për të filluar debati rreth tyre. Kryetari i Komisionit, Artan Grubi, tha se votimi i ndryshimeve mund të bëhet ditën e shtunë kur skadon afati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat