Serbia kërkon takim urgjent me Maqedoninë dhe Bosnjë për shkak të doganave të Kosovës

Maqedonia

Serbia kërkon takim urgjent me Maqedoninë dhe Bosnjë për shkak të doganave të Kosovës

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Ministri për Tregti, Turizëm dhe Telekomunikacion të Serbisë, Rasim Ljajiq sot njoftoi se do të kërkojë takim urgjent me ministrat resor të Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës për shkak të vendimit të Kosovës për rritjen e doganave për 30 për qind për importim e llojeve të caktuara të frutave, perimeve dhe misrit.

Siç njofton Ljajiq pas takimit me kolegët nga Maqedonia dhe Bosnja ku do të marrin një qëndrim të përbashkët do të propozohet edhe masa konkrete, ku do të kërkohet seancë urgjente e Komitetit të marrëveshjes për tregti të lirë të vendeve nga Evropa Qendrore (CEFTA), sepse, siç thotë ai, drejtpërdrejt është shkelur marrëveshja.

Ai tha se nuk ekziston anëtare në CEFTA në të cilën qeveria e Prishtinës së paku njëherë nuk i ka ngritur një pengesë doganore, ndërsa rasti më i ri ka të bëjë me të gjitha anëtaret.

Është e qartë se, tha ai, se principet e tregtisë së lirë për pushtetarët kosovar vlejnë vetëm kur ju konvenon atyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat