Makraduli fiton gjyqin ndaj Mijallkovit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut - Bota Sot
Makraduli fiton gjyqin ndaj Mijallkovit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Maqedonia

E diel, 19 gusht 2018

Makraduli fiton gjyqin ndaj Mijallkovit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 15:57
Sasho Mijallkov

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg sot ka sjellur tre aktgjykime në lidhje me katër aplikime të dorëzuara kundër Republikës së Maqedonisë.

Siç njofton Ministria e Drejtësisë, dy nga katër aplikimet janë dorëzuar nga Jani Makraduli dhe për ta është sjellur një aktgjykim, në të cilin Gjykata Evropiane ka konstatuar shkelje të së drejtës së lirisë së shprehjes.

Aktgjykimi i sjellur në të mirë të Jani Makradulit, është në lidhje me padinë e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, për shpifje publike.

“Gjykata në Strasbourg ka konfirmuar se aktgjykimi i Makradulit, do të thotë shkelje e nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjegjësisht ofendim të lirisë së shprehjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjykata Evropiane gjithashtu ka vendosur që Makradulit t’i paguhen 1500 euro si dëm jomaterial dhe 1020 për harxhimet gjatë procedurës.

Ndërsa dy aktgjykimet e tjera “Hasani kundër Republikës Së Maqedonisë” dhe “Bajramovski kundër Republikës së Maqedonisë”, u shpallën të papranueshme nga gjykata për mos përmbushjen e kritereve të nenit 35 të konventës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test