Pas dy orëve bisedime, liderët e katër partive politike më të mëdha në vend, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilall Kasami dhe Hristijan Mickoski, kanë dalur në pauzë.
Pritet që pas pauzës ata të vazhdojnë debatin, në të cilin diskutohet për disa çështje, mes tjerash edhe për përbërjen e KSHZ-së dhe referendumin për çështjen e emrit.
Gjatë kohës së pauzës Zaev, Ahmeti dhe Kasami janë ulur në një tavolinë, ndërsa në oborrin e Klubit të Deputetëve, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, është ulur me bashkëpunëtorët e tij.