Qeveria premton përmirësim të bashkëpuimit me mediat në Maqedoni

Maqedonia

Qeveria premton përmirësim të bashkëpuimit me mediat në Maqedoni

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:02
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë përmes një komunikate thekson se me vëmendje të veçantë i ndjek reagimet e përfaqësuesve të mediave, të cilat erdhën pas incidenteve të mbrëmshme në takimin e liderëve me disa fotoreporterë.

Nga qeveria thonë se në takimin e djeshëm përfaqësues të qeverisë kanë tentuar të sigurojnë kushte për gazetarët dhe ekipet e tyre.

“Duke pasur parasysh se duhet të sigurohen kushte të barabarta për gjithë përfaqësuesit e mediave, si dhe për shkak të vlerësimeve të sigurisë që janë bërë nga shërbimet profesionale të sigurisë brenda qeverisë, ndjejmë keqardhje që nuk janë bërë përjashtime në punën e ekipeve mediale”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se do të vazhdojnë të mbeten të përkushtuar për qasje të barabartë ndaj gjitha mediumeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat