LD Maqedoni: Është e nevojshme që qytetarët të sqarohen në referendum konsultativ

Maqedonia

LD Maqedoni: Është e nevojshme që qytetarët të sqarohen në referendum konsultativ

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:01
Lidhja Demokratike e Maqedonisë

Lidhja Demokratike e Maqedonisë edhe më herët ka kërkuar se nëse arrihet kompromis me Greqinë në lidhje me emrin Kushtetues të Maqedonisë, para se të merret vendim përfundimtar, është e nevojshme të konsultohen qytetarët.

Nga Lidhja Demokratike thonë se “marrëveshja me Greqinë është arritur, Ligji për ratifikim e marrëveshjes është miratuar, me çka para ndryshimeve në Kushtetutë, më herët të sqarohen qytetarët në referendumin konsultativ”.

Nga atje thonë se në referendumi është i sukseshëm Kuvendi duhet ta miratojë atë.

“Pa dallim nga karakteri i referendumit, rezultati do të jetë i obligueshëm për të gjithë. Nëse referendumi është i suksesshëm, atëherë Kuvendi e ka për obligim të miratoi ndryshimet Kushtetuese, në të kundërtën, kthehemi nga e para dhe do të bllokohen proceset euroatlantike”, thonë nga Lidhja Demokratike.

Nga atje gjithashtu thonë se qytetarët do të marrin vendimin e duhur dhe do të hapin perspektivën për Maqedoninë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat