Kekenovski: Numri i të akuzuarve në takimin e liderëve, ishte më i madh se i të tjerëve - Bota Sot
Kekenovski: Numri i të akuzuarve në takimin e liderëve, ishte më i madh se i të tjerëve

Maqedonia

E diel, 19 gusht 2018

Kekenovski: Numri i të akuzuarve në takimin e liderëve, ishte më i madh se i të tjerëve

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:13
Jove Kekenovski

Analisti politik Jove Kekenovski ka kritikuar takimin e mbrëmshëm mes liderëve partiak, duke thënë se shumica e atyre që vendosin për të ardhmen e shtetit janë të falur, të dyshuar ose të akuzuar për vepra penale.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se çfarë takimi liderësh mund të jetë, kur numri i të dyshuarve, akuzuarve dhe të falurve është më i madh se i të tjerëve.

Kekenovski gjithashtu ka kritikuar edhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Mickoski në vend që të kërkojë takim liderësh para gjithë opinionit dhe në të të tregojë gjithçka (ndërsa këtë e bën vetëm ai njeri që ka qëllime të sinqerta dhe pastra ndaj qytetarëve dhe shtetit), ai dëshiron që t’i tregojë në vesh Zaevit, dhe për këtë të mos dëgjojë askush përveç shokut Ahmeti”, shkruan Kekenovski.

Përndryshe, në takimin e mbrëmshëm mes liderëve, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, lëshoi takimin duke thënë se në të nuk duhet të marrin pjesë më shumë se katër liderë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme me fillim në orën 12:00 pritet të mbahet takim tjetër mes udhëheqësve politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test