Maqedonia nënshkruan Konventën e OECD-së

Maqedonia

Maqedonia nënshkruan Konventën e OECD-së

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:09
Ilustrim

Me qëllim të luftës kundër evazionit fiskal dhe ekonomisë jo legale, Republika e Maqedonisë ka nënshkruar Konventën për shkëmbim të ndihmës administrative për çështje fiskale të OECD dhe Këshillit të Evropës, thonë nga Ministria për Financa.

Bëhet fjalë për konventën të nënshkruar nga 120 vende. Mundëson shkëmbimin bashkëpunim fiskal në mes nënshkruesve nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve, bashkëpunimit gjatë bërjes së pagesave të taksave, kontrolle të përbashkëta fiskale.

“Konventa është instrument global për bashkëpunim fiskal në mes vendeve dhe njëherë konventës multilaterale më të shpërndarë për shkëmbim të informacioneve dhe bashkëpunimit fiskal. Në mes vendeve nënshkruese janë edhe vendet nga G-20 dhe vendet anëtare të OECD-së. Nga rajoni nënshkruese të konventës janë Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia”, njoftojnë nga Ministria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat