Osmani: Pres vendime të rëndësishme nga takimi i liderëve

Maqedonia

Osmani: Pres vendime të rëndësishme nga takimi i liderëve

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 20:48
Bujar Osmani

“Ose tash ose kurrë”, është motoja e Maqedonisë në raport me atë çka po ndodh tani. Afatet për arritjen e marrëveshjes janë të limituara. Këto janë momente të veçanta për Maqedoninë, dhe nuk ka hapësirë për inkluzivitet, as të qeverisë, as edhe nga partitë. Nuk bëhet fjalë për përfitime politike, as se kush do të jetë në Qeveri, por për atë se ku do të shkojë Maqedonia në vitet e ardhshme dhe dekadat e ardhshme. Në këto momente historike, si përfaqësues të qytetarëve, kemi obligim t’ju themi se ku po shkojmë, kurse nga takimi i liderëve pres pikërisht këtë”, tha Bujar Osmani në emisioni “Vetëm e vërteta” të Kanal 5-sës.

Ai nga takimi i liderëve pret vendime të rëndësishme, dhe siç tha ai, opozita të kuptojë seriozitetin e momentit dhe të ashtu të veprojë, ndërkaq në lidhje me zgjedhjet ai vlerësoi se nuk duhet të shpejtohet, po se Maqedonia në radhë të parë duhet t’i përmbush obligimet nga marrëveshja me Greqinë.

“Unë jam për hyrje konsesnuale në proces, me 0 rrezik. Nëse ajo do të thotë bisedime, kompromise, atëherë jam për ulje në tryezë pa ndalim deri sa të arrijë konsensusi. Afatet janë shumë të shkurta, dhe secila vonesë për implementimin e marrëveshje me Greqinë do të ketë pasoja të cilat do të vonojnë gjithë procesin për hyrje në NATO dhe BE”, theksoi Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat