Gjorge Ivanov për vizitë zyrtare në Moldavi

Maqedonia

Gjorge Ivanov për vizitë zyrtare në Moldavi

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 11:05
Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga gruaja e tij Maja Ivanova, prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Moldavisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Ivanov në Kishinjev do të pritet nga presidenti i Moldavisë, Igor Dodon.

Është planifikuar që dy presidentët të kenë takim kokë më kokë, ndërsa më pas dy delegacionet do të mbajnë takim.

Në kuadër të vizitës në Moldavi, Ivanov do të realizojë takim edhe me kryeministrin Pavel Filip dhe kryetarin e Kuvendit të Molldavisë, Andrian Kandu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat