OBRM-PDUKM: Carovska lavdërohet me projektet tona

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Carovska lavdërohet me projektet tona

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:53
Carovska

Projekti për asistentë personalë me çka lavdëroheshe sot Mila Carovska, vlerësoi se ishte një projekt i OBRM-PDUKM-së.

“Fillimi i këtij projekti ishte në vitin 2015 dhe sipas planit të qeverisë së OBRM-PDUKM-së, do të ishte përfunduar deri më tani, domethënë ajo tashmë do të funksiononte. Mënyra se si e rregullon LSDM-ja është vetëm hapja e një mënyre për punësimin e anëtarëve të partisë, në vend që të përdorin kapacitetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Carovska është e paaftë dhe nuk punon për të mirën e qytetarëve. Për këtë, tregon lëshimet e Carovskës dhe qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja. Lëshime ka pothuajse çdo ditë, ka lajme të përditshme për fëmijët e malltretuar, abuzimet e tyre. E gjithë kjo është dëshmi e neglizhencës dhe dështimi i sistemit të mbrojtjes sociale. Por qytetarët i shohin zbrazëtirat në të gjitha fushat. Qytetarët në zgjedhje do të tregojnë për këto politika të zbatuara nga kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat