Ambasada ruse i përgjigjet Zaevit

Maqedonia

Ambasada ruse i përgjigjet Zaevit

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:33
Ilustrim

Ambasada ruse iu është përgjigjur shpejt kryeministrit Zoran Zaev, i cili tha se Rusia ka paguar për protesta të dhunshme në Maqedoni, sepse po bëhet gati të anëtarësohet në NATO.

“Deklarata e Zaev vë në dyshim sinqeritetin e përpjekjeve të Qeverisë së Maqedonisë për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Rusinë. Ne me keqardhje konstatojmë se rusofobia po bëhet gjithnjë e më shumë një mjet i të jashtmes, ndërsa edhe në politikën e brendshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës Ruse në Maqedoni.

Të huajt pranë Rusisë paguanin mijëra dollarë për të shkaktuar dhunë që do ta pengonte Maqedoninë të bashkohej me NATO-n. Këtë e deklaroi kryeministri Zaev për një nga portalet më të mëdha të SHBA-së, “BuzzFeed”. Në këtë kontekst, u përmendën anëtarët e grupit tifoz Komiti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat