Komisioni për qasje të lirë deri tek informacionet që dy muaj e gjysmë pa kryetar

Maqedonia

Komisioni për qasje të lirë deri tek informacionet që dy muaj e gjysmë pa kryetar

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:56
Kuvendi

Me vetëm dy anëtarë nga 2 maji deri sot, Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri tel informacioni me karakter publik është bllokuar plotësisht dhe nuk mund të shqyrtojë ankesat e pranuara nga qytetarët dhe gazetarët.

Kryetari i mëparshëm i Komisionit, Gjorgji Slamkov, në muajin prill dha dorëheqjen nga funksioni i tij për arsye personale në Kuvend. Dorëheqja u pranua dhe Kuvendi njoftoi konkurs për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit, i cili tashmë është përfunduar, por procedura nuk është kryer. Nga atje thonë se gjithashtu e informuan komisionin përgjegjës në Kuvend, i cili kryen procedurën e përzgjedhjes.

Sekretari i përgjithshëm i Komisionit për mbrojtjen e të drejtave për qasje të informacionit me karakter publik, për portalin “Makfax”, thotë se po i trajton rastet, por vendimet nuk mund të merren sepse ky organ tani ka vetëm dy anëtarë. Ndërkohë, Komisioni mori ankesa që nuk mund të vendosen.

Përndryshe, Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë të informacionit me karakter publik përbëhet nga pesë anëtarë, një prej të cilëve është kryetari, ndërsa një zv. kryetari. Mandati i anëtarëve është pesë vjet me të drejtë rizgjedhjeje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat