69% e qytetarëve në Maqedoni nuk mund të shkojnë në pushime

Maqedonia

69% e qytetarëve në Maqedoni nuk mund të shkojnë në pushime

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:31
Shkupi

69 për qind e qytetarëve në Maqedoni nuk mund të shkojnë në pushime, bën të ditur online anketa e zbatuar vitin e kaluar dhe e publikuar sot nga Fokus, ku janë pyetur 1133 anketues. Sipas anketës shifrat janë të larta dhe se qytetarët nuk mund të shkojnë në pushime apo të udhëtojnë jashtë vendit, një herë në vit.

Mbi 91 për qind nuk mund ti lejojnë vetes trajtim kozmetik apo masazhë, një herë në muaj. Mbi 78 për qind nuk mund të blejnë rroba të reja apo veshmbathje të tjera.
76 për qind nuk mund të drejtojnë makinë çdo ditë, 68 për qind nuk mund të shkojnë në kino brenda një muaji dhe 59 për qind nuk mund ti lejojnë vetes dhe familjes ta hanë drekë apo darkë në një restoran, një herë në muaj.

Anketa e bërë nga Instituti për analiza ekonomike Finance Think tregon se vetëm një e treta e popullatës mund të plotësojë të gjitha nevojat apo të kursej nga të ardhurat që merr. 42 për qind plotësojnë nevojat vetëm për ushqim dhe fatura, 28 për qind nuk munden as për këto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat