Pushteti dhe opozita "kokë më kokë" bisedojnë me Komisionin e Venedikut për ligjin e gjuhëve dhe gjyqësorin

Maqedonia

Pushteti dhe opozita "kokë më kokë" bisedojnë me Komisionin e Venedikut për ligjin e gjuhëve dhe gjyqësorin

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:30
Talat Xhaferi/ Nikolla Grueski

Përfaqësues të Komisionit të Venedikut me deputet të shumicës parlamentare dhe të opozitës kanë biseduar për vërejtjet për ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Këshillin Gjyqësor. Për ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë dakorduar që të bisedojnë në takimin e rradhës.

"Ka mirëkuptim për nevojën e miratimit të ligjieve që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Këshillin Gjyqësor. Vlerësojmë se hapat që janë bërë deri më tani janë duke shkuar në drejtim të mirë. Ka punë për të cilat duhet të bisedohet dhe të pricizohen disa çështje, por, më e rëndësishmja është që pushteti dhe opozita presin që fjalën e saj ta thotë edhe KOmisioni i Venedikut rreth kompleksitetit të çështjes, që këto ligje të shfrytëzohen në mënyrë efikase edhe në të ardhmen", deklaroi Filip Dimitrov, nga Komisioni i Venedikut, transmeton Zhurnal.

Delegacioni i Komisionit të Venedikut do të takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Shoqatën e Gjyqëtarëve, Këshillin Gjyqësor, Prokurorin Publike, si dhe me përfaqësues të organizatave jo-qeveritare.

Përndryshe, Parlamenti më 14 mars e votoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve me 64 voto "Për" pa shqyrtuar qindra amandamente të dorëzuara nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e cila po konteston dhe vazhdon të konteston ligjin për gjuhët. Nga ana tjetër presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi dekretin, ndërsa VMRO-DPMNE publikisht paralajmëroi kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe drejtorin e Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski që të mos e shpall ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Marrëveshjen me Greqinë në Gazetën Zyrtare, vetëm se me nënshkrimin e Kryetarit të Parlamentit, pasi që sipas tyre do të bënë vepër penale për të cilën përgjegjësi nu vjetërsohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat