Tre kompani nga Gostivari marrin mundësi për certifikatë falas "Korrekt me konsumatorët"

Maqedonia

Tre kompani nga Gostivari marrin mundësi për certifikatë falas "Korrekt me konsumatorët"

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:28
Pamje nga seminari

Tre kompani nga Gostivari kanë mundësi për marrje të certifikatave "Korrekt me konsumatorin" me çka do të mund të fitojnë besim të madh tek blerësit dhe do të bëhen të njohur në treg. Përfaqësuesit e biznes sektorit nga rajoni i Gostivarit gjatë fundjavës në seminar u njoftuan me kushtet për marrjen e kësaj certifikate të bazuar në standardin ISO 26000.

Para pjesëmarrësve të rreth njëzet kompanive të vogla dhe të mesme nga komuna e Gostivarit dhe Vrapçishtit u sqarua rëndësia dhe përfitimet nga certifikata "Korrekt me konsumatorin", si dhe kushtet për marrjen e saj.

Seminari është pjesë e aktiviteteve të projektit "Rritje e bashkëpunimit midis shoqërisë civile dhe biznes sektorit", që në rajonin e Gostivarit e zbaton Qendra për të drejta të grave ETIKA në partneritet me Agjencinë për mbështetje të sipërmarrësisë ESA.

Biznesmenëve nga Gostivari ju bë me dije se posedimi i një certifikate të tillë është konfirmim se kompania punon në mënyrë profesionale dhe në mënyrë konkurruese në lidhje me shërbimet që i ofron. Gjatë punës, ajo kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe nëse shkaktohet ndonjë problem ai do të zgjidhet me marrëveshje, në interes të të dyja palëve.

"Dobi konkrete për kompaninë është se do t'u rritet numri i konsumatorëve, do të bëhen kompani të kërkuara, do t'u ulen ankesat, të cilat shpesh marrin shumë kohë dhe para. Për konsumatorët, përparësi është që prej përpara do të dinë çka blejnë në lidhje me cilësinë e prodhimit, shërbimit dhe të ngjashme", tha Risto Ivanov, menaxher i projektit.

Sipas paralajmërimeve, rreth 30 kompani në vend duhet të marrin këtë certifikatë, nga të cilat tre do të jenë nga rajoni i Gostivarit. Zbatimi i këtij projekti është me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat