Qeveria sot do të publikon harxhimet për festën e organizuar gjatë fundjavës

Maqedonia

Qeveria sot do të publikon harxhimet për festën e organizuar gjatë fundjavës

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:18
Pamje nga festa e fundjaves

Pritet që sot Qeveria të publikon raportin detal lidhur me harxhimet që janë bërë për festën e madhe që u mbajt të shtunen në 15 qytete të Maqedonisë.

Nga Qeveria thonë se raporti është në përpilim dhe pritet gjatë ditës të dërgohet nëpër media. 

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski publikoi se sipas informatave të tij për festën janë harxhuar 400 mijë euro nga buxheti shtetëror. Mirëpo kjo informatë nuk u konfirmua nga Qeveria. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat