Shkup, 30 aksidente gjatë fundjavës, tre persona rëndë të lënduar

Maqedonia

Shkup, 30 aksidente gjatë fundjavës, tre persona rëndë të lënduar

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 08:51
Ilustrim

Tre persona të lënduar rëndë në Shkup, në tre nga gjithsej 30 aksidente komunikacioni sa kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar.

Në 16 aksidente 28 persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa në 11 aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës së kaluar policia ka sanksionuar një numër të madh të shkelësve. 206 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, shtatë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 26 shoferë kanë përdorur celularin gjatë vozitjes.

Ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 38 shoferë të cilët kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat