Vizitë punë e ministrit Bekteshi me Kryetarin e Komunës së Ohrit dhe me përfaqësues të hotelerive nga Ohri

Maqedonia

Vizitë punë e ministrit Bekteshi me Kryetarin e Komunës së Ohrit dhe me përfaqësues të hotelerive nga Ohri

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 17:47
Kryetari i Komunës së Ohrit tha se bashkëpunimi mes qeverisë qendrore, dhe qeverisjen lokale dhe veprimtarët e shërbimeve turistike kontribuon realisht në faktorizimit e sektorit

Masat që Qeveria planifikon t’i zbatojë në përmirësimin e ofertës turistike të përgjithshme ishin pjesë e temave të cilat sot u diskutuan mes ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski dhe përfaqësues të hotelerive nga Ohri dhe Struga.

“Ne si Ministri jemi ne kordinacion me Kryetarin dhe përfaqësues të Shoqatës Shoqatës së Hotelierëve të Maqedonisë (HOTAM) për të zmadhuar në vazhdimësi numrin e turistëve në Ohër, por njëkohësisht të krijojmë kushte më të mira për të gjithë turistët, që ta vizitojnë Ohrin, Strugën dhe vendet tjera turistike në Maqedoni”, tha Bekteshi.

Kryetari i Komunës së Ohrit tha se bashkëpunimi mes qeverisë qendrore, dhe qeverisjen lokale dhe veprimtarët e shërbimeve turistike kontribuon realisht në faktorizimit e sektorit, me masa propozuese për përmirësim të gjendjes në fushën e turizmit.

“Ajo me çka vendosur si vërejtje më të madhe deri te vetëqeverisja lokale dhe ne e kemi vendosur si problem është sjellja e planeve urbanistike, përshpejtimi i procedurës për sjelljen e tyre dhe në fund sjellja e planit urbanistik për gjithë bregdetin”, tha Stojanovski.

Kryetari i Ohrit Jovanovski tha se sezoni turistik është shumë i suksesshëm dhe se kapacitetet e hoteleve janë të mbushura plotësisht. “Ne i kemi kapacitetet e përmbushura, ajo që biseduam me ministrin Bekteshi është çfarë të ndërmarrim që t’i plotësojmë kapacitet jashtë sezonit’, deklaroi Jovanovski pas takimit. Kryetari i Shoqatës së hotelierëve , Blazhe Kërstevski the se është i kënaqur me mbështetjen që kanë nga pushteti lokal dhe ai qendror.

“Hotelet punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa ai shoqatë dhamë propozimet tona se si mund ti plotësojmë ato edhe jashtë sezonit turistik”, tha Kërstevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat