Policia Financiare paralajmëron raste të reja ku janë keqpërdorur paratë e qytetarëve

Maqedonia

Policia Financiare paralajmëron raste të reja ku janë keqpërdorur paratë e qytetarëve

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 14:12
Arafat Muaremi, Policia Financiare

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka paralajmëruar raste të reja lidhur me projektin “Shkupi 2014”, në të cilat ish funksionarët e lartë janë të dyshuar për keqpërdorime të mjeteve buxhetit.

“Fakt është se në kohën e fundit Drejtoria e Policisë Financiare e jep angazhimin e saj në luftën kundër krimit financiar dhe të organizuar dhe është e orientuar për ndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga keqpërdorimet na ana e funksionarëve të cilët kanë obligim llogaridhënien për punën e tyre përpara qytetarëve. Ngjarja e fundit ka ndodhur në Drejtorinë është lënda për ndërtimin e urës “Syri”. Ngjarje të tilla shpejtë do të kemi, por do të ketë edhe tjera edhe më interesante”, deklaroi Muaremi për REL në gjuhën maqedonase.

Në pyetjen se në çfarë kuptimi janë më interesante, ai thotë se “më interesante në kuptimin e vlerave që janë keqpërdorur, gjegjësisht ato janë shumë më të larta se sa në rastin “Syri”, thotë Muaremi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat