Arsovski: LSDM-ja mbrëmë mori shuplakë të nxehtë nga qytetarët

Maqedonia

Arsovski: LSDM-ja mbrëmë mori shuplakë të nxehtë nga qytetarët

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:17
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se Zoran Zaevi dhe LSDM-ja me festën e mbrëmshme përjetuan edhe një humbje edhe atë drejtpërdrejt nga populli, respektivisht qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Sipas Arsovskit populli u bashkua kundër marrëveshjes kapitulluese që Zoran Zaevi i plotësoi vijat e kuqe të Greqisë dhe pranoi fshirjen e emrit Republika e Maqedonisë, identitetit, kombësisë, historisë maqedonase, kultura dhe tradita.

“Populli ynë thotë sa para aq edhe muzikë. Dhe për shkak se dje janë hedhur qindra mijëra euro, para të popullit për festë për ndryshim të emrit, populli ju tha LSDM-së: çfarë marrëveshje – aq publik. Të nderuar qytetarë, në debaklin e mbrëmshëm – festa kishte më pak njerëz se në merr një qytetar i jonë nga Maqedonia në festë në shtëpi me të afërmit e tyre. E paralajmëruam Qeveria se për kot harxhon para dhe se populli nuk është për festa. Humbja dhe kapitullimi nuk mund të konvertohen në fitore. Zaev këtë nuk e dëgjoi, siç nuk dëgjon për milion politika tjera të gabuara që po i zbaton. Për këtë shkak mbrëmë ata fituan një shuplakë të nxehtë nga qytetarët”, tha Arsovski dhe shtoi:

“Kjo shuplakë e popullit që ja drejtuan Zaevit dhe kartelit të tij kriminal është rezultat i mospajtimeve të politikave anti-shtetërore që e sjellin shtetin në humnerë. Përsëri pyesim publikisht, sa ilaçe të shtrenjta mundej të blihen me këto para dhe sa prindër të fëmijëve do t’ju jepnin terapinë e nevojshme nëse Zaevi e anulonte debaklin e mbrëmshëm të festës? Sa para do të kushtonte organizimi i gjithë këtij festës së dështuar? Kush do të marr përgjegjësi për këtë që e bëtë? Kush do të jap përgjegjësi për paratë e harxhuara të qytetarëve për këtë festë të dështuar dhe më kryesorja në cilën kuletë mbaruan ato para? Përgjegjësi për festën private të Zaevit me para shtetërore, patjetër të këtë”.

Sipas të gjitha llogaritjeve, tha Arsovski, qeveria në debaklin e mbrëmshëm të dështuar ka nënshkruan më së paku gjysmë milionë euro.

“Paramendoni, në vitin 2011 për festën e pavarësisë së Maqedonisë, ngjarje që ende është në mendjen e secilit maqedonas, LSDM-ja e bojkotoi. Në vitin 2011 LSDM-ja e bojkotoi festën e qytetarëve, kurse mbrëmë qytetarët e bojkotuan LSDM-në dhe festën e tyre private. Kjo edhe një herë tregon se sa janë të pjekur LSDM-ja të shkojnë nga qeveria dhe se askush nuk i dëshiron. Për ilustrim, festa e atëhershme që mblodhi qindra mijëra qytetarët të festojnë bashkërisht kushtoi rreth 90.000 euro, në mënyrë transparente u publikuan harxhimet e Qeverisë së atëhershme e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja. Shifet se dikush nga festa e dështuar e mbrëmshme të LSDM-së ka bërë fajde” tha Arsovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat