OBRM-PDUKM: LSDM-ja fsheh se në cilën mënyrë organizohet festa nëpër qytetet e Maqedonisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja fsheh se në cilën mënyrë organizohet festa nëpër qytetet e Maqedonisë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 16:34
Dimçe Arsovskit

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM-ja përmes Dimçe Arsovskit reagojnë për festën që po ndodhë sot në 15 qytetet e Maqedonisë duke thënë se LSDM-ja refuzoi të jetë në krah me popullin e vet dhe e bojkotoi festën që u përurua në 20 vjetorin e pavarësimit të Republikës së Maqedonisë.

Tash LSDM-ja organizon festë me të cilën dëshiron të shënon fshirjen e emrit Republika e Maqedonisë, fshirjen e historisë maqedonase, traditës dhe kulturës që e cila është shenjtë për popullin maqedonas.

Ata thonë se kjo është kulmi i pafytyrësisë të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, dhe se kjo është dëshmi se për ata nuk është e shenjtë asgjë që është maqedonase.

Ata reagojnë se prej 4 ditësh ka heshtje totale rreth asaj se kur është shpallur tenderi për festën e Qeverisë nëpër 15 qytetet e Maqedonisë nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”.

OBRM-PDUKM-ja pyesin se kush është marrë vesh me këngëtarët dhe si është bërë selektimi i tyre, kush i ka organizuar binat dhe kush e bën ndriçimin nëpër 15 qytetet e Maqedonisë.

Më kryesorja për partinë opozitare është se sa kushton e gjithë kjo festë, dhe se është e turpshme që Qeveria pret që të kalojë festa de pastaj të caktojë harxhimet.

“LSDM në vitin 2011 në përvjetorin e 20 të pavarësimit të Republikës së Maqedonisë kërkonte përgjegjësi nga funksionarë qeveritar, edhe pse ishin publikuar të gjitha harxhimet për festën, kurse tash ajo i fsheh honorarët dhe shumat që paguhet. Është pafytyrësi dhe totalisht jotransparente nga ana e LSDM-së”, reagojnë nga OBRM-PDUKM.

Për këtë raport kriminal me paratë e qytetarëve, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja patjetër të marr përgjegjësi dhe të përgjigjet.

“Zoran Zaevi humbjen dhe kapitullimin që i shpalli Tsiprasi, nuk mund që t’i kthejë në fitore. Mundet të përpiqet të fug më shumë para të qytetarëve apo të blej ndonjë heshtje të dikujt, por në histori ai do të mbetet si politikani i parë që i shkeli vijat e kuqe dhe u pajtua me ndryshimin e Kushtetutës, fshirjen e emrit Republika e Maqedonisë dhe ndryshimi i identitetit”.

Ata thonë se nuk është për të festuar por për të ardhur keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat