Gruevski dhe ish-bashkëpunëtorët e tij një muaj do të pushojnë nga seancat gjyqësore

Maqedonia

Gruevski dhe ish-bashkëpunëtorët e tij një muaj do të pushojnë nga seancat gjyqësore

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 11:43
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) një muaj do të pushojnë nga seancat gjyqësore për shkak se prej 15 korrikut deri më 15 gusht zgjat pushimi vjetor i gjykatësve.

Gjatë kësaj periudhe do të mbahen gjykime vetëm për lëndet e paraburgimit, gjegjësisht rastet në të cilat të akuzuarit janë në paraburgim.

Sipas orarit të PSP-së, vetëm me 16 dhe 17 korrik do të ketë gjykim dhe atë për rastin “Trust” ku i akuzuar është biznesmeni Sead Koçan.

Megjithatë, ish-funksionarët nuk do të mund të shkojnë në pushim veror jashtë shtetit për shkak se u janë marrë pasaportat si masë për kujdesie. Ata do të mund të pushojnë në vendet turistike të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat