Carovska: Patjetër të punohet në parandalim që të kemi mbrojtje më të madhe sociale për fëmijët

Maqedonia

Carovska: Patjetër të punohet në parandalim që të kemi mbrojtje më të madhe sociale për fëmijët

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 10:00
Mila Carovska

Procedura hetuese e rastit të foshnjës 14 mujorëshe që ishte rrahur dhe që ishte hospitalizuar në Kompleksin Klinik “Nëna Tereza” vazhdon të hetohet. Foshnjës 14 mujoreshe i është caktuar kujdestar, kurse nëna është në kujdesie në qendrën për kujdes, tha mbrëmë ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska.

Në emisionin “24 analiza”, Carovska tha se e ëma ka qenë e njohur për shërbimet sociale si fëmijë pa prindër, por jo edhe si dhunuese dhe se duhet të punohet në parandalim.

Ajo asnjëherë nuk kërkoi ndihmë si viktimë e dhunës, dhe pa lajmërim të dhunës në organet kompetente, siç ka tha drejtoresha e Qendrës ndër-komunale për punë sociale në Shkup, Natasha Stojanoviq, shërbimet sociale nuk mund të procedojnë.

Për rastin e foshënes që është lënë në para Shtëpisë, Ministrja Carovska tha se hetohet se pse është lënë foshnja, dhe se është mirë që nëna është gjetur.

“Po punohet edhe me të ëmën dhe familjen e saj që të arrijmë atë që po punojmë, e ajo është de-institucionalizimi, përkatësisht të mos ketë fëmijë në institucione. Duhet të bëjmë he të japin përkrahje për familjet biologjike”, tha Carovska.

Për fëmijët e djegur në zjarrin në Veles, Carovska tha se do të shikohen të gjitha detajet se si ka vepruar Qendra për punë sociale sepse familja ka qenë e njohur. Ajo vlerësoi se bëhet fjale për familje me rreziqe të mëdha dhe se tash familja është përkujdesur në banesë në ndërtesën sociale.

Në debat ka qenë e theksuar se parandalimi është në nivel shumë të vogël dhe se përqindja është e madhe e njerëzve që janë dëshmitarë të dhunës duke mos e paraqitur duke menduar se është punë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat