Nikollovski: Asnjë qeveri deri më tani nuk e ka hapur para kohe temën për blerjen e rrushit

Maqedonia

Nikollovski: Asnjë qeveri deri më tani nuk e ka hapur para kohe temën për blerjen e rrushit

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 15:53
Ljuço Nikollovski

Para dhjetë ditëve me më shumë se 500 vreshtar kemi biseduar për tri orë për të gjitha problemet. Përshtypja e tyre ishte se asnjëra qeveri deri më tani nuk e ka hapur temën për blerjen, tha ministri i bujqësisë Ljuço Nikollovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të takohet përsëri me vreshtarët.

“Për cilëndo kulturë bujqësore këtë vit subvencionet do t’i paguajnë në kohë dhe më herët do t’i fillojmë bisedimet rreth definimit të procesit për blerje, me çka në ditët e ardhshme do të ketë takim me blerësit dhe do të kemi një vendim të përbashkët rreth definimit të hapave të më tejshme që në kohë të t’i marrim vendimet dhe të jemi të gatshëm për korrjet”, tha Nikollovski.

Para vjeljes së rrushit, vreshtarët kanë kërkuar që të rritet çmimi i blerjes në 15 denarë. gjithashtu ata kanë kërkuar që secila verari të depozitojë në bankë para si garancion për pagesat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat