Pavlopoulos: Zgjidhje të çështjes së emrit në pajtim me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare

Maqedonia

Pavlopoulos: Zgjidhje të çështjes së emrit në pajtim me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 20:22
Prokopis Pavlopoulos

Sipas Kryetarit të Republikës së Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, zgjidhja e çështjes së emrit, në pajtim me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare, është parakushti për vendin tonë të integrohet në NATO dhe BE.

Pavlopoulos sot pranoi grup studentësh nga mërgata dhe para atyre foli për çështjet e hapura në politikën e jashtme të Greqisë, mes të cilave ishte edhe çështje e Maqedonisë.

“Përpiqemi të kemi marrëdhënie fqinjësore dhe marrëdhënie ndërfqinësore të mira me IRJM-në dhe në praktikë e tregojmë se e përkrahim perspektivën në NATO dhe BE, por këtu ekziston një parakusht i rëndësishëm: zgjidhja e çështjes së emrit në pajtim me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Për të ndodhur kjo, siç kemi thënë qartë dhe kjo është pozicion të pranuar nga NATO dhe nga Kombet e Bashkuara, vendi fqinj i yni duhet të bëj të bëj ndrushime në legjislacionin e tyre, dhe fillimisht në Kushtetutën e tyre, sepse Kushtetuta siç është tani nuk përgjigjet me parakushtet”, tha Pavlopoulos.

Kryetari i Greqisë tha se Athina pret që Maqedonia t’i plotësojë të gjitha obligimet e parashikuara, dhe më pastaj marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë.

Pavlopoulos foli edhe për pjesën e marrëveshjes ku ndahet historia e Greqisë nga ajo e Maqedonisë, civilizimi dhe kultura..

“Ne jemi këtu që t’ju lehtësojmë rrugën, por potencoj, të mos lëshojmë dorë nga gjithçka që është e jona, në pajtim me historinë tonë dhe kulturën tonë”, tha Pavopoulos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat