Dimitrov: Maqedonia nga mesi i vitit 2019 edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s - Bota Sot
Dimitrov: Maqedonia nga mesi i vitit 2019 edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s

Maqedonia

E premte, 21 shtator 2018

Dimitrov: Maqedonia nga mesi i vitit 2019 edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 20:12
Nikolla Dimitrov

Maqedonia nga mesi i vitit të ardhshëm mundet edhe zyrtarisht të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, nëse proceset tjera shkojnë ashtu siç janë parashikuar.

Këtë e tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në intervistë për “Euro Western Ballkans”, e publikuar sot në ditën kur Maqedonia e mori edhe zyrtarisht ftesën për fillimin e negociatave për anëtarësim në NATO.

Anetarësimit do të jetë i shpejtë siç ishte paralajmëruar më herët, Nikolla Dimitrov tha se bëhet fjalë për proces teknik, që mund të rregullohet për disa muaj.

“Por, ai gjithashtu është i lidhur me plotësimin e obligimeve tona nga Marrëveshja me Greqinë. Vijon referendumi dhe procesi i ndryshimit të Kushtetutës. Dhe pasi të finalizohet kjo, do të mund t’i nënshkruajmë protokollet për anëtarësim, të cilat pastaj do të ratifikohen në Kuvendin e Greqisë dhe në vendet tjera anëtare të NATO-s. Nëse punët shkojnë mirë, në pyetje janë muaj. Ndoshta nga mesi i vitit të ardhshëm do të jemi edhe zyrtarisht vendi i 30-të anëtar i NATO-s”, theksoi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Në lidhje me pritjet e tij nga referendumi, Dimitrov konsideron se qytetarët do ta përkrahin marrëveshjen, sepse, siç tha me të është mbuluar pjesa më e senzitive që janë identiteti dhe gjuha.

“Ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhën maqedonase. Gjetëm mënyrë të bëjmë dallim mes trashëgimisë kulturore dhe çka ne mendojmë kur të themi maqedonas në Maqedoni dhe çka mendojnë grekët kur të thonë Maqedonia dhe maqedonas. Në shumë mënyra ky është fundi i një ere për maqedonasit, e cila ishte e mbushur me sfida dhe pikëpyetje”, thotë Nikolla Dimitrov.

Referendumi do të jetë sfidë e madhe, thekson Dimitrov dhe shton se në masë të madhe do të varet nga opozita dhe mënyra se si ajo do të veprojë.

“Nëse e njohin mundësinë historike dhe momentin historik, nëse të gjithë më shumë mendojmë për vendin, e më pak për ardhmërinë politike, atëherë ky do të jetë referendum tejet i suksesshëm. Ditëve të ardhshme do të duhet të sjellim vendime, se si do ta bëjmë këtë. Investimi është shumë i madh dhe konsideroj se nuk ka detyrë më të madhe patriotike për çdo qeveri në Maqedoni, nga krijimi i një mundësie të këtillë”, theksoi shefi i diplomacisë.

Në pyetjen nëse Qeveria ka strategji nëse referendumi nuk ka sukses, thotë se për momentin fokusi është në fitore.

“Do të mendojmë pozitivisht dhe do të fokusohemi në planin A. Kemi kryeministër i cili tërësisht investon në këtë. Nuk bëhet fjalë që të qëndrohet në pushtet, ky nuk është qëllimi kyç. Kemi mision të madh për vendin. Po përpiqemi të bëjmë gjëra, të cilat nuk i kemi bërë gjatë 20 viteve të kaluara, në një, dy ose tre vite. Kjo është sfidë, por nuk kemi kohë për humbje”, thotë Ministri i Punëve të Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test