“Anëtarët e rinj të KSHZ-së mund të jenë të papërgatitur për mbajtjen e referendumit”

Maqedonia

“Anëtarët e rinj të KSHZ-së mund të jenë të papërgatitur për mbajtjen e referendumit”

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 12:14
Ilustrim

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, thotë se zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk duhet të varet nga asnjë paket dhe ligj tjetër.

Në pyetjet e gazetarëve në tribunën për financimin e partive politike e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokrat, ajo tha se zgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet të kushtëzohet me amnistinë ose ligje tjera, si ato për qeverinë ose financimin e partive.

Sipas Deskoskës, nëse shtyhet zgjedhja, anëtarët e rinj të KSHZ-së mund të jenë të papërgatitur për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë.

“Nuk jam pjesë e ekipeve negociuese të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së dhe për këtë arsye nuk mund të them se cilat janë kërkesat e opozitës në lidhje me financimin e partive”, tha Deskoska.

Ndërsa deputeti i BDI-së Artan Grubi, tha se anëtarët e rinj të KSHZ-së duhet të zgjidhen sa më parë dhe të mos kushtëzohen me ligje tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat