Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja”, “Trust” dhe “Tarifa” - Bota Sot
Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja”, “Trust” dhe “Tarifa”

Maqedonia

E enjte, 20 shtator 2018

Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja”, “Trust” dhe “Tarifa”

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 09:03
Gjykata Penale në Shkup

Në Gjykatën Penale sot në Shkup do të vazhdojë gjykimi për lëndët e PSP-së “Trajektorja”, “Trust” dhe “Tarifa”.

Në lëndën “Trajektorja” të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Ljupço Georgievski.

Ata dyshohen se në vitin 2012/2013 kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare në procedurën e përzgjedhjes së kompanive për ndërtimin e rrugës Shtip-Ohër.

Seancë gjyqësore duhet të mbahet edhe për lëndën “Trust” në të cilën i dyshuari i parë është afaristi Sead Koçan dhe dy persona tjerë fizik dhe tre juridik. Sipas aktakuzës ata me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tender në ELEM me vlerë prej 17 milionë euro dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për së paku 155 mijë euro.

Në bankën e të akuzuarve duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski, dhe dy persona tjerë, të cilët akuzohen në lëndën “Tarifa”. Ata dyshohen për blerje joligjore të sistemeve softverike për nevojat e ELEM-it me vlerë prej katër milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test