Institucionet harxhuesit më të mëdha të buxhetit, Ministria për Financa shpenzuesi më i madh

Maqedonia

Institucionet harxhuesit më të mëdha të buxhetit, Ministria për Financa shpenzuesi më i madh

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:49
Ilustrim

Ministria për Financa të Republikës së Maqedonisë ka dhënë një raport për shpenzimet e institucioneve për katër muajt e parë. Në këtë raport shihet se Ministria për Financa edhe më tej është thithësi më i madh i buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Ministria për Financa për katër muaj ka harxhuar jo më pak se 290 milionë euro vetëm nëpër funksionet e shpërndarave të shtetit. Kjo shumë është mbi 45 për qind nga buxheti i përgjithshëm i ministrisë për të tërë vitin. Pjesa më e madhe nga kjo shumë janë paguar për borxhet dhe kamatat e tyre,

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale nga janari deri në prill ka harxhuar një të tretën nga buxheti i përgjithshëm ose 231 milionë euro. Nga ato, dy e treta janë për transfere aktuale drejt fondeve, ndërsa për përfitime sociale nga Ministria janë paguar 41.3 milionë euro. Këto dy ministri tradicionalisht kanë pasur edhe buxhetin më të madh, gjegjësisht shpenzime më të mëdha buxhetore në mesin e përdoruesve të buxhetit.

Statistikat e Ministrisë së Financave tregojnë se Ministria për Arsim dhe Shkencë për katër muajt e parë ka harxhuar 115 milionë euro çka përfshinë 28 për qind nga shpenzimet e planifikuara për këtë vit në këtë institucion. Pjesa më e madhe e parave janë dhënë për Njësinë e Vetëqeverisjes Lokale.

Shpenzuesi i tret më i madh i buxhetit është Agjencia për ndihmë financiare në bujqësi me mjete të realizuara me shumë prej 64.2 milionë euro.

Në katër mujorin e parë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë shpenzuar gjithsej 55.6 milionë euro çka përfaqëson 33 për qind nga buxheti i tyre për vitin 2018.

Ministria për Shëndetësi në katër mujorin nga buxheti i saj për vitin 2018, ka shpenzuar 28.7 milionë euro, pjesë më e madhe është bërë për trnsfere.

Në Ministrinë për Mbrojtje për periudhën janar-prill për vitin 2018 nga buxheti i tyre janë harxhuar 28 milionë euro, pjesa më e madhe parave janë shpenzuar për paga.

Për financimin e aktivitete nga fusha e kulturës në katër muajt e parë për vitin 2018 janë shpenzuar 116.6 milionë euro. Ndërsa Ministria për Transport dhe Lidhje për këtë periudhë ka harxhuar 11.6 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat