Sheqerinska: Kemi mundësinë ta përmirësojmë atë që lëshuam në vitin 2008

Maqedonia

Sheqerinska: Kemi mundësinë ta përmirësojmë atë që lëshuam në vitin 2008

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:29
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, pas arritjes në Bruksel për Samitin e NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, pas arritjes në Bruksel për Samitin e NATO-s i cili ka filluar këtë mëngjes, para gazetarëve tha se sot është mundësia që të përmirësohet ajo që u lëshua në vitin 2008.

“Sot është një ditë vërtetë historike për Maqedoninë, ditë kur mund ta përmirësojmë mundësinë që e lëshuam në vitin 2008. Mendoj se edhe në diskutimet e sotme të ministrave të jashtëm, atyre të mbrojtjes dhe kryeministrave u bë e qartë se një ndër lajmet më pozitive të këtij samiti do të jetë ftesa që do t’i jepet Maqedonisë. Sot të gjithë na uruan dhe e shfrytëzuan ta urojnë Maqedoninë për përparimin e madh”, tha mes tjerash Sheqerinska.

Ajo më tej shtoi se mundësia për anëtarësim funksionon dhe se dyert me të vërtetë janë të hapura.

“Republika e Maqedonisë e humbi shansin në vitin 2008 dhe e pamë se një gjë e tillë na kushtoi si shtet dhe si popull. Sot jemi të bindur se gabimin do ta përmirësojmë dhe se Maqedonia do ta shfrytëzojë shansin historik. Dhe gjithë falë përpjekjeve dhe vendimeve të cilat i morën qytetarët e shtetit tonë, vendimet të cilati i morën institucionet, dhe jam e bindur se edhe në referendum të njëjtat do të konfirmohen”, theksoi Sheqerinska.

Përndryshe, pritet që në Samitin e NATO-s në Bruksel Maqedonia zyrtarisht të ftohet për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat