Zaev-Mogherini: KE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar në përkrahjen e vendit tonë

Maqedonia

Zaev-Mogherini: KE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar në përkrahjen e vendit tonë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 20:50
Zaev-Mogherini

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, si pjesë nga aktivitet e tij të sotme në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, kishte takim me përfaqësuesen e lartë për siguri dhe politikë të jashtme nga BE-ja, Federica Mogherini.

Në takim, ku morën pjesë Zv. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe këshilltarët e Kryeministrit për çështje evropiane dhe politikë të jashtme Bojan Mariçiq dhe Dane Talleski, Kryeministri Zaev informoi për përgatitjet në vijim të organizimit së mbajtjes së referendumit për marrëveshjen e arritur me Republikën e Greqisë.

Përfaqësuesja e lartë për siguri dhe politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini e shfrytëzoi mundësinë që personalit t’i urojë Kryeministrit Zaev për vendimin e Këshillit të BE-së të për fitimin e datës për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, dhe edhe njëherë theksoi rezultatet e procesit të reformave dhe vendimin e guximshëm për arritjen e marrëveshjes me Greqinë.

Përfaqësuesja e lartë për siguri dhe politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini theksoi se Komisioni Evropian mbetet e plotësisht e përkushtuar në përkrahjen e Maqedonisë në fazën e re të reformave, si dhe përkrahjen për organizimit të referendumit në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat