LSDM: Mickovski duhet ta thërrasë Gruevskin në përgjegjësi

Maqedonia

LSDM: Mickovski duhet ta thërrasë Gruevskin në përgjegjësi

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:31
Mickovski

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një kumtesë të shkruar reaguan ndaj konferencës për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev

“OBRM-PDUKM-ja kishin 11 vite që a sjellin Maqedoninë në rrugën e dihur, drejt anëtarësisë në BE dhe në NATO. Në vend se të kujdesen për interesat e qytetarëve dhe të shtetit, ata kujdeseshin për kriminalitetin dhe pasurimit publik të individëve në krye të partisë’, reagojnë nga LSDM-ja.

Ata shtojnë se është mirë që OBRM-PDUKM-ja duhet t’ju drejtohet qytetarëve, por pa distancim të kriminalitetit, pa kërkim falje për katastrofën nga 11 vitet e qeverisjes kriminale, njoftimi i sotëm është i rremë dhe jo e sinqertë.

“Mickoski duhet të thërrasë Nikolla Gruevskin në përgjegjësi dhe t’ju kërkojë falje qytetarëve. Pa këtë, njoftimi i sotëm do të thotë verë për kriminalitetin, dhe asgjë më shumë”, thuhet nga LSDM-ja.

Ata thonë se LSDM-ja bashkërisht me qytetarët, ndërton shtet sipas rregullave evropiane me ardhmëri të sigurt. Drejtësi për të gjithë dhe pastrim të kriminalitetit të OBRM-PDUKM-së është interes shtetëror, që secili të përgjigjet para ligjeve, në procedurë transparente dhe ligjore.

“Jo për mbrojtje të kriminalitetit, PO për të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat