Zaev në Londër: Bisedimet për Ballkanin Perëndimor janë bisedime për të ardhmen e Evropës

Maqedonia

Zaev në Londër: Bisedimet për Ballkanin Perëndimor janë bisedime për të ardhmen e Evropës

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 17:49
Zaev në Londër

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev bashkë me delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i angazhuar për Çështje Evropiane dhe Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme, sot i filluan aktivitetet e pjesës qendrore në samitin BE-Ballkani Perëndimor (Procesi i Berlinit), që po mbahet në Londër.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Programi i Samitit BE-Ballkani Perëndimor filluan me pritjen të organizuar nga kryeministrja të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Thereza Mej për shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të procesit të Berlinit dhe të vendeve anëtare të BE-së të pranishëm në Samit, si dhe për përfaqësuesit të Komisionit Evropian.

Kryeministri Zaev mori pjesë edhe në drekëm e punës për shefat e delegacioneve dhe të drejtorëve të Bankës Investuese Evropiane, të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të përfaqësuesve të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Midis të Rinjve (RIKO).

Në sesionin e punës të drekës, përkushtuar ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal, me fjalime hyrës u drejtua komisari evropian për Politikë Fqinjësore dhe për Zgjerim të BE-së, Johanes Han.

"Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor e konfirmuan përpjekjen për përforcim të bashkëpunimit rajonal, për ngritjen e ekonomisë dhe për rritje të shkëmbimit tregtar midis vendeve në rajon. Bashkërisht me progresin në agjendën për digjitalizim të ndërlidhjes midis vendeve dhe popujve në fushat me potencial më të madh, pritet në një të ardhme të afërme përparim në mobilitet, gjegjësisht në lëvizjen e fuqisë  së punës", qëndron në kumtesë.

Kryeministri Zaev, theksohet, pastaj ishte ftuar të mbajë fjalim në panelin me temë "Politika e jashtme, çështjet dypalëshe dhe trashëgimia nga e kaluara", me të cilin kryesoi kryeministrja britanike.

Programi zyrtar i Samitit BE-Ballkani Perëndimor (Procesi i Berlinit), që për herë të parë po mbahet në Londër, përfundon sonte me pritjen e të gjitha delegacioneve në Pallatin Sejnt Xhejms, të cilin do të organizojë princi Çarls.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat