“Përgjegjësia e gjyqtarëve, faktori më i rëndësishëm për udhëheqjen e së drejtës”

Maqedonia

“Përgjegjësia e gjyqtarëve, faktori më i rëndësishëm për udhëheqjen e së drejtës”

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:34
Ilustrim

Janë të nevojshëm reforma urgjente në gjyqësi dhe përgjegjësi për gjyqtarët të cilët gabojnë para ligjit, para institucioneve dhe qytetarëve, tha kryetari i Shoqatës “Llupa e të Gjelbërve”, Vane Cvetanov gjatë debatit të sotëm me temën “Të kthejmë besueshmërinë në gjyqësi-drejtësi për të gjithë”.

Ai theksoi se sistemi për konfirmimin e përgjegjësive të gjykatave është faktori kryesor për udhëheqjen e së drejtës dhe, siç thanë ata, e hapin debatin publik pra se të bëhet anëtarësimi në BE në të cilën pritet të kyçet edhe opinioni publik me qëllim të përmirësimit të sistemit gjyqësor në Maqedoni.

Nga atje paralajmërojnë se do të ngrenë iniciativë për ndryshime ligjore në pjesën e përgjegjësisë së gjyqtarëve, si dhe ndryshimin e afatit të shkurtër nga tre vjet për konfirmimin e përgjegjësisë së tyre.

“Sipas vendimeve të tanishme ligjore për gjyqtarët të cilët kanë bërë gabim para tri viteve nuk mund t’ju kërkohet përgjegjësi para këshillit të Gjykatës në Republikën e Maqedonisë dhe këtë të vazhdohet afati ligjor dhe të bëhet nga tre deri dhjetë vjet”, tha Cvetanov.

Sipas Cvetanov duhet të bëhen shkarkime konkrete të gjyqtarëve sepse këtë deri më tani nuk e kemi parë, si dhe të kërkohet përgjegjësi nga ata dhe nga bashkëpunëtorët e tyre të cilët kanë ndihmuar në montimin e proceseve gjyqësore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat