Stoltenberg: Nesër ftesa, ndërsa anëtarësimi pas finalizimit të marrëveshjes

Maqedonia

Stoltenberg: Nesër ftesa, ndërsa anëtarësimi pas finalizimit të marrëveshjes

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:42
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sot në konferencë për shtyp në Bruksel para Samitit të NATO-s, deklaroi se është arritur marrëveshje që Maqedonia të merr ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në NATO.

Ndërsa ai ka shtuar se Maqedonia do të anëtarësohet plotësisht në NATO pasi të zbatohet plotësisht marrëveshja për emrin me Greqinë.

“Pas marrëveshjes historike të muajit të kaluar për çështjen e emrit, jemi pajtuar ta ftojmë Shkupin që të fillojë bisedimet për anëtarësim. Kur marrëveshja të finalizohet dhe zbatohet do të kemi mundësi të ftojmë IRJM-në që të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s nën emrin Republika e Maqedonisë Veriore”, tha Stoltenberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat