Maqedonia ulet në të njëjtën tavolinë me fuqitë botërore

Maqedonia

Maqedonia ulet në të njëjtën tavolinë me fuqitë botërore

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:16
Radmilla Sheqerinska

Dy ditët e ardhshme Maqedonia do të ulet në të njëjtën tavolinë me fuqitë botërore, thekson ministrja për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska para Samitit të NATO-s në Bruksel.

Ajo theksoi se nga viti 2008 qytetarët e kanë parë se çarë do të thotë të jetosh në një shtet jo të sigurt.

“Nesër dhe pasnesër në Bruksel Republika e Maqedonisë do të ulet në të njëjtën tavolinë me fuqitë botërore. Vendi ynë zyrtarisht do të marr ftesë për anëtarësim në NATO. Këtë mundësi e kemi humbur në vitin 2008 dhe që nga atëherë, punët kanë shkuar në drejtim të gabuar. E kemi parë se çka do të thotë të jetosh në një shtet dhe rajon jo të sigurt. Kemi kaluar nëpër shumë kriza, ndërsa shteti kishte stagnim në çdo fushë. Të nderuar bashkëqytetar, në 10 vitet e fundit një gjë u bë e qartë, pa perspektiva të hapura për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, e ardhmja e Maqedonisë është e pasigurt. Anëtarësimi në NATO është një mundësi historike që duhet ta përdorim tani. Kështu, Republika e Maqedonisë do të bëhet një partner dhe aleat me vendet më të fuqishme në botë. Anëtarësimi në NATO do të jetë stabiliteti dhe siguria për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Por kjo gjithashtu do të sjellë një mundësi për një zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe prosperitet”, tha Sheqerinska.

Sheqerinska tha se vitin e kaluar janë bërë ndryshime të theksuara, hapa të theksuar përpara, ndërsa zgjidhjet kanë qenë probleme të rënda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat