Ndryshimet klimatike i “hanë specat dhe domatet” dhe e zbrazin xhepin e bujqve

Maqedonia

Ndryshimet klimatike i “hanë specat dhe domatet” dhe e zbrazin xhepin e bujqve

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 22:53
Ilustrim

Një prej kopshteve të perimeve në Gadishullin Ballkanik – Strumica  po ballafaqohet me prodhimtari të zvogëluar. Prej të gjitha kulturave kopshtare vetëm lakra nuk ka dështuar në prodhim, ndërkaq domatet, trangujt, specat dhe kulturat e tjera në sipërfaqe të hapura dhe nën sera në mënyrë drastike po dështojnë në prodhim.

Sipas ekspertëve bujqësorë ndikim më të madh ndaj uljes të prodhimeve bujqësore kanë ndryshimet klimaterike, të cilat nuk po e anashkalojnë edhe Maqedoninë, ndërsa në rajonin e Strumicës manifestohet me mikro ndryshime klimatike.

“Jemi dëshmitarë se çdo vit, ndërsa posaçërisht këtë vit, nga fillimi i pranverës, kemi ndryshime të papritura në kushtet e motit, Kjo posaçërisht është e dukshme nga amplitudat e mëdha të temperaturës mes ditës dhe natës. Kemi gjendje të çuditshme meteorologjike në të cilën temperaturat gjatë natës dhe në mëngjes janë shumë të ulëta, ndërsa gjatë ditës rriten edhe mbi 30 gradë Celius. Kur tërë kësaj do t’i shtohen edhe reshjet intensive të shiut, të shoqëruar me breshër, atëherë dëmet janë më të mëdha”, thotë dr Risto Vuçkov, ekspert për mbrojtje të bimëve.

Shton se në shumë rajone në vend dëmet janë të mëdha, posaçërisht te të mbjellat afatgjate të pemëtarisë.  Breshëri ka shkaktuar dëme aq të mëdha që prodhuesit nuk kanë mundësi të fitojnë rendimente as vitin e ardhshëm.

Edhe te kulturat kopshtare gjendja gjithashtu është e keqe.

“Dallimet e temperaturave në fazën e lulëzimit dhe formimit të frutave, si dhe reshjet e rrëmbyeshme, posaçërisht te lloji i specit i njohur si ‘ajvarka’ prej të cilit priten rendimente të mëdha, shkaktoi dëme të mëdha”, shton dr Risto Vuçkov.

Sipas tij, dëme do të ketë te kulturat e drithërave. Në fazën kur duhet të korret, autokombanja nuk mund të hyjë në fusha, ndërsa klasa e pjekur për shkak të lagështisë së madhe bie dhe një pjese nga rendimenti mund të përfundojë në tokë.

“Kushtet e këqija dhe të paparashikueshme ndikojnë bimët ta humbin rezistencën ndaj sëmundjeve dhe për këtë sëmundja ‘bastër’ paraqitet në vende ku ka dëme të mëdha të të mbjelljeve”, paraqiten edhe sëmundje të tjera, të cilat shkaktuan dëme të mëdha, vlerëson dr Risto Vuçkov, ekspert për mbrojtje të bimëve.

 

Ndryshimet klimaterike e zbrazin xhepin e bujqve 

Pasojat prej ndryshimeve klimaterike bujqit më së shumti i ndjejnë në xhepin e tyre.

“Për dallim prej më parë tani i kushtojmë më shumë vëmendje mbrojtjes dhe jemi duke harxhuar për blerjen e preparateve më të ndryshme. Për zbatimin e tyre rrallë konsultohemi me persona profesionistë apo zgjedhjen e lëmë ta bëjnë farmacitë bujqësore”, thonë bujqit nga Strumica.

Ndryshimet globale klimaterike e ndryshuan edhe strukturën e kultivuesve të kulturave bujqësore në fushën e Strumicës. Më nuk prodhohen llojet e dikurshme të specave, por zëvendësohen me më të qëndrueshme.

“Më parë speci i llojit “medalja e artë” kultivohej në hapësira të hapura. Tani ndryshimet klimaterike nuk lejojnë të mbillet në hapësirë të hapur. Specat nuk do të rriten ose aspak nuk do të japin frutat dhe prandaj ky lloj speci nuk mbillet. Tani shkohet me disa hibride, por ato nuk e kanë shihen e “medaljes së artë””, thonë më shumë prodhues të specave në Strumicë.

Sipas Danail Pallankov, bujk nga fshati Murtinë është mirë që speci i njohur si “ajvarka” arriti të shpëtojë nga zhdukja dhe filloi të mbillet në serra. Ai shumë pak mbillet në hapësira të hapura, edhe pse ndryshimet klimaterike më së shumti e godasin atë.

“Duhet të jesh mjeshtër i vërtetë për të prodhuar spec në hapësira të hapura dhe duhet bujku të jetë i kënaqur nëse arrin të ketë rekoltë prej 2-3 tonë prej një hektari”, vlerëson Pallankov.

Sëmundjet nga ndryshimet klimatike po trajtohen pa shkencën

Ekspertët janë të qëndrimit se ndryshimet globale dhe klimatike krijojnë sëmundje të reja tek kulturat bujqësore, të cilat deri më tani janë pak të njohura për shkencën. Nga ajo nuk është imune as prodhimtaria bujqësore e Maqedonisë, e cila në vitet e fundit i është ekspozuar sëmundjeve të reja.

Krahas asaj, prodhuesit bujqësor nuk janë të edukuar se si ta ulin përdorimin e pesticideve, sa kohë duhet të kalojë nga spërkatja e fundit deri në vjelje, si të ulet përdorimi i pasigurtë i plehrave minerale dhe të përfitohen njohuritë themelore për prodhimtarinë. Gjithsesi në të rol të madh kanë edhe institucionet të cilat duhet t’u ndihmojnë bujqve, por ato shumë pak janë të pranishme në terren.

“Nuk ka terren ku sëmundjet e reja nuk janë të pranishme. Por, studimet e tyre janë në fillim dhe mendoj se nëse u kushtohet vëmendje më e madhe në kohë të afërt do të shkaktojnë dëme akoma më të mëdha në prodhimtarinë tonë bujqësore”, konsideron dr. Risto Vuçkov, ekspert për mbrojtje të bimëve.

Bujqit ende kanë mëdyshje se si t’u kundërvihen ndryshimeve klimatike-nëse me zbatim të masave tër eja agroteknike apo t’i ndryshojnë kulturat dhe të kalojnë në ndonjë lloj të ri të prodhimit, më rezistues ndah ndryshimeve të papritshme klimatike.

“Duhet të mendojmë se si t’i amortizojmë efektet nga ndryshimet kliamtike. Nëse do ta bëjmë atë me hijesimin e të mbjellave, vendosjen e rrjeteve dhe ndjekjen e kushteve atmosferike, përkatësisht braktisjen e mënyrës së deritanishme të punës dhe prodhimin apo ndërkaq të fillojmë të kultivojmë kultura të tjera të cilat janë ezistente ndaj ndryshimeve kliamtike”, thotë Risto Vellkov, bujk nga fshati Vasilevë.

Mendimin e tij e ndan edhe Danaill Pallankov, i cili konsideron se jo vetëm  bujqit, por edhe shteti duhet të mendojë seriozisht si të mbrohet prodhimtaria bujqësore nga ndryshiemt klimatike.

“Nëse do të mendohet për vendosje të rrjeteve apo serrave në sipërfaqet e hapura apo do të zbatohet ndonjë teknologji e re varësisht nga ne, por edhe nga institucionet kompetente. Krahas kësaj, duhet të kthehen në përdorim raketat kundër breshërit dhe shteti të mendojë për themelim të ndonjë fondi për mbrojtje të të mbjellave”, konsideron Pallankov.

Ndryshimet klimatike e “hanë” edhe buxhetin 

Për vitin 2017 nga buxheti i RM-së janë paguar rreth 4,5 milionë euro për dëmet e shkaktuara nga moti i keq dhe janë parashtruar 17.800 kërkesa.

Ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, gjatë vizitës së tij para disa kohëve në rajonin e Strumicës, theksoi se  sigurimi i prodhimeve bujqësore  është një temë e veçantë  në të cilën Ministria është e fokusuar dhe ka strategji afatmesëm dhe afatgjatë, e cila  është prezantuar  para bujqve dhe kompanive të sigurimeve.

Nikollovski tha se qeveria përmes kompanisë të risigurimit “Evropa Ere” e cila është formuar në shkallë rajonale, ndërsa  në të cilën qeveria ka një investim themelor, nga vitit i ardhshëm do të përdoren instrumentat financiare të kësaj përkrahje plotësuese e cila do të vijë përmes kësaj kompanie të risigurimit.

“Kjo nënkupton se bujqit do të marrin një dëmshpërblim shtesë  në të gjitha rajonet ku rendimenti do të bjerë nën kufirin e caktuar. Masa e tretë e cila shqyrtohet është vendosja e një qendre kompjuterike krejtësisht të re dhe të automatizuar dhe hartimi i të gjitha pikave në vend ku duhet që të instalohen pajisje kundër breshrit”, shtoi ministri Nikollovski.

Sipas tij ekspertët kanë locuar gjithsej 181 pika ku duhet që të ketë  të tilla sisteme dhe  dokumentacioni teknik për këtë është përgatitur. Paralelisht me këtë nga ana e ministrisë dikasteriale  janë instaluar tre stacione agrometrologjike në Strumicë, Koçan dhe Gradsko, ndërsa vitin e ardhshëm do të rritet numri i tyre.

Ministri Nikollovski rikujtoi se ka përfunduar riparimi i Sistemit të radarëve në Gjurishte dhe së bashku me sistemin në Topollçani përmes aplikimit celular të gjithë bujqve do t’i jepet parashikimi i saktë i gjendjes së motit.

Në vitet e kaluara në Rajonin e Strumicës në vit prodhohen mbi 250 milionë kilogramë prodhime të ndryshme bujqësore. Sipas bujqve, sivjet prodhimi i përgjithshëm është ulur midis 30 dhe 40 për qind në krahasim me vjet dhe vitet e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat