Rrugët e Pollogut, arenë e aksidenteve

Maqedonia

Rrugët e Pollogut, arenë e aksidenteve

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 22:45
Ilustrim

 Në pjesën e parë të këtij si shkak më i shpeshtë i aksidenteve në trafik të ndodhura në rajonin e Tetovës është vozitja e shpejtë, gjegjësisht mospërshtatje e shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. Kështu thonë nga policia e Tetovës e cila në një raport të detajuar tregon për papërgjegjshmëri nga ana e drejtuesve të automjeteve, shkruan gazeta KOHA.

“Gati se një e treta nga numri i përgjithshëm i 379 aksidenteve, gjegjësisht 113 aksidente kanë ndodhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë, 74 aksidente për shkak të kryerjes së veprimeve të parregullta në rrugë, përderisa 28 aksident janë shkaktuar nga kafshët në të shumtën e rasteve qentë endacak, më së shumti në autostradën Gostivar-Tetovë Shkup. Gjithashtu vendet ku më së shpeshti ndodhin aksidentet janë rrugët nëpër vendbanime edhe atë 263 aksidente”, thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Sipas raportit gjashtëmujor të policisë së Tetovës në periudhën për të cilën bëhet fjalë janë regjistruar 60 dalje nga rruga, në 51 aksidente pjesëmarrës kanë qenë edhe vetura të parkuara, në 16 aksidente motoçikletat, në 10 aksidente biçikletat si dhe në 38 aksidente këmbësorët. Më të shpeshta edhe gjatë këtij viti janë aksidentet nëpër rrugët e Tetovës dhe atë 191 aksidente, ku në rend të parë janë bulevardet e “Ilindenit”, “Vidoje Smilevski Bato”, “Blagoja Toska” rruga 29 nëntori ndërsa ende e rrezikshme është rruga rajonale Tetovë-Pirok me 77 aksidente.

Në ndërkohë qershori I këtij viti është regjistruar pa viktima në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.“Në muajin qershor të këtij viti, në rajonin më të gjerë të Tetovës, gjithsej janë të regjistruara 59 aksidente trafiku, ku në krahasim me muajin qershor të vitit të kaluar ka pasur 2 aksidente më pak. Nga aksidentet e ndodhura gjatë qershorit të këtij viti, pjesa më e madhe janë nëpër vendbanime edhe atë 46 aksidente dhe 13 aksidente në rrugë të hapura. Në këto aksidente nuk ka pasur asnjë viktimë, në krahasim me vitin e kaluar ku në një aksident ka patur të regjistruar një viktimë. Dy aksidente kanë përfunduar me dy persona me lëndime të rënda trupora, 31 aksidente me 65 persona të lënduar lehtë derisa në 26 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale, të cilat llogaritet rreth 3 milion denarë”, tha zëdhënësi Rexhepi. Ndërkohë gjatë gjashtë muajve të kaluar të këtij viti, në rajonin më të gjerë të Tetovës, janë zbuluar 8773 kundërvajtje në trafik. Për shkak të kundërvajtjeve të konstatuara, nga pjesëtarët e policisë, nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, në këtë periudhë nga trafiku janë larguar, 463 vetura si dhe 1182 vozitës.

Numri më i madh i veturave të larguara nga trafiku edhe atë 379 vetura kanë qenë pa regjistrim ose për skadim të regjistrimit, kurse 82 vetura kanë pasur lloje të ndryshme të parregullsive teknike. Në mes të vozitësve të larguar nga trafiku përsëri më të shumtë në numër janë vozitësit që kanë drejtuar veturat pa leje për vozitje edhe atë 597 vozitës 462 vozitës fillestarë ndërsa gjatë kësaj periudhe 72 vozitës kanë drejtuar automjetet në gjendje të alkoolizuar.

Këto dhe kundërvajtje tjera, në gjysëmvjetorin e parë të këtij viti rrumbullakohen me 4584 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe 2688 fletëpagesa për kundërvajtje, 1096 vozitës kanë regjistruar pika negative, kurse 179 nga kundërvajtësit përkohësisht u është marrë leja për vozitje, ndërsa 37 vozitësve u është marrë përkohësisht edhe vetura. Përndryshe, në këto gjashtë muaj si kundërvajtje më e shpeshtë sërish paraqitet shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë, gjegjësisht vozitje më e shpejtë nga shpejtësia maksimale e lejuar, që është edhe shkaktare numër një e aksidenteve në trafik të cilat dukshëm janë në rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pohojnë nga policia e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat